Rajoni 22 September 2025, 08:41 Nga VNA

Humbi djalin në tragjedinë e Tempit, babai shqiptar në grevë urie para Parlamentit grek, qindra qytetarë i bashkohen protestës

Ndaje në Whatsapp
Humbi djalin në tragjedinë e Tempit, babai shqiptar në grevë

Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehën mbështetje për Pano Rucin, babain me origjinë shqiptare që humbi djalin e tij Denis në tragjedinë hekurudhore të Tempit.

Prej tetë ditësh, Ruci ndodhet në grevë urie, duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të të birit për të zbuluar të vërtetën mbi ngjarjen tragjike ku humbën jetën 57 persona në shkurt të vitit 2023. Në protestë është bashkuar edhe një baba tjetër që humbi fëmijën në të njëjtin aksident.

“Nuk na japin leje për zhvarrim. Nuk na lënë të kërkojmë të vërtetën, të gjejmë provat, të zbulojmë çfarë ndodhi atë natë. Pyes: nga çfarë kanë frikë? Unë do të vazhdoj deri në fund. Nuk ndalem”, u shpreh Pano Ruci, babai i 22-vjeçarit Denis.

Mbi 55 organizata dhe shoqata, mes tyre federata arti, punonjës të teatrit kombëtar, sindikata të mediave e muzikantë, kanë dalë publikisht në Athinë e Selanik në mbështetje të grevistëve të urisë. Ata denoncojnë mbylljen e përshpejtuar të hetimeve dhe kërkojnë ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve të tragjedisë.

“Të bashkuar, të gjithë së bashku, nuk ka mënyrë që të na mposhtin. Këtë herë, e mira do të triumfojë”, tha Maria Karystianou, nënë viktime dhe kryetare e komitetit të prindërve të tragjedisë së Tempit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme