Rajoni 17 September 2025, 22:38 Nga VNA

Haradinaj zbulon detajet e bashkëpunimit me CIA-n: Komunikimi nuk është ndalur as në luftë

Ndaje në Whatsapp
Haradinaj zbulon detajet e bashkëpunimit me CIA-n: Komunikimi nuk

James Rubin, njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Clinton, gjatë dëshmisë së mbrojtjes në Hagë në procesin kundër krerëve të UÇK-së, ka përmendur ndër të tjera se Ramush Haradinaj ka qenë bashkëpunëtor i CIA-s.

Lidhur më këtë deklaratë që bëri bujë në Kosovë, Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka folur për herë të parë, se kur dhe si ka rënë në kontakt me CIA-n.

“Me të drejtë e tha zoti Rubin, nuk tha në dëshmi diçka që nuk qëndron. E tha me të drejtë se ne edhe para luftës frontale kemi pasur komunikim me institucionet e sigurisë amerikane para vitit 1998. Para fillimit të përgatitjes së luftës sonë kanë ndodhur komunikime. Personalisht kemi komunikuar, i kemi pas të vazhdueshme me institucionet e sigurisë, institucionet e respektueshme të Amerikës”.

“Mendoj pse ata kanë pasur disa motive pse janë taku me ne. Për çdo gjë duan të jenë të informuar të parët jo veç për planin e sigurisë, pra ata e kanë pasur interes me na zbulu, me kuptu kush jemi, me i kuptu qëllimet tona dhe me ndërtu një pozicionin se çka me u sugjeru vendimmarrësve në Amerikë lidhur më atë që po ndodhte. Ka qenë detyra jem me thënë të vërtetën, që me m’njoftë fillimisht ata mua. Unë në atë kohë ende lëvizja në Zvicër”, tregoi Hardinaj.

Ai më tej ka treguar se si janë koordinuar me CIA-n amerikane dhe se për çfarë ka qenë e rëndësishme që të koordinoheshin, ku theksoi se komunikimet me institucionet e sigurisë amerikane, nuk janë ndaluar as gjatë kohës së luftës.

“Te qëllimet ka qenë shumë me rëndësi me u sqaru që nuk jemi vetëm një krah majtist ushtarak, me sqaru që nuk kemi orientime ose s’po bëjmë luftë fetare ose edhe ndëretnike, por qëllimi është çlirimi i vendit, të drejtat, demokracia, liria… këto që ndodhën realisht. Sado pak që kam mundur me ndihmu, më vjen mirë”.

“Përparësi ka qenë se duke jetuar jashtë kam mundur me komuniku përmes dy gjuhëve, anglisht e frëngjisht, kam komuniku direkt por edhe gjatë luftës komunikimi nuk është ndalë asnjëherë me institucionet e sigurisë së Amerikës. Komunikojmë edhe sot”, tha Haradinaj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme