Rajoni 6 Gusht 2025, 12:15 Nga VNA

Gjykata e Bosnjës dënon Dodikun, KQZ zyrtarizon largimin nga posti i presidentit të RS

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Bosnjës dënon Dodikun, KQZ zyrtarizon largimin nga posti i

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës ka miratuar vendimin për t’i hequr mandatin presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pas një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila e dënon atë me një vit burg dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për gjashtë vitet e ardhshme. Sipas KQZ-së, mandati i Dodikut do të përfundojë pas skadimit të afatit për apel, sipas përcaktimeve ligjore. Vendimi për dënimin me burg dhe ndalimin për funksione politike erdhi për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë institucionale të entitetit serb në vend. Në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, një zyrtari të zgjedhur i ndërpritet mandati në momentin kur një vendim penal hyn në fuqi, nëse ai përfshin dënim me burg prej gjashtë muajsh ose më shumë. Sipas këtij aktgjykimi, Millorad Dodik nuk do të ketë të drejtë të kandidojë për asnjë funksion politik për gjashtë vitet e ardhshme.

Ankesa ndaj vendimit të KQZ-së mund të dorëzohet brenda dy ditëve nga momenti i pranimit, përmes Komisionit Qendror Zgjedhor në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Në rast se vendimi nuk ndryshohet nga apeli, pritet që të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh. Ndërkohë, zgjedhjet e rregullta të përgjithshme në vend janë planifikuar për tetor të vitit 2026.

Dodik ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i tij pavarësisht vendimit të formës së prerë. Partia e tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht. SNSD i ka bërë thirrje opozitës për formimin e një “qeverie të unitetit kombëtar” në Republikën Sërpska dhe për një qëndrim të përbashkët në institucionet shtetërore të Bosnjës, me synimin e kthimit të statusit të RS-së në, siç thuhet, “kornizat kushtetuese të garantuara”.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Dodikut ka paralajmëruar apel në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, me synimin për të kontestuar vendimin penal dhe për të argumentuar jokushtetutshmërinë e procesit. Edhe Qeveria e RS-së e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si “juridikisht të pavlefshëm, jokushtetues dhe të motivuar politikisht”.

Në një seancë të jashtëzakonshme të zhvilluar në Banjallukë më 5 gusht, autoritetet e RS-së kanë deklaruar se Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës janë “të politizuara” dhe kanë zhvilluar një proces të montuar kundër presidentit aktual, i cili, sipas tyre, ka vepruar në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.

Milorad Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e një dekreti që shpallte në fuqi disa ligje të miratuara nga parlamenti i Republikës Sërpska, të cilat më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar. Këto ligje synonin të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të autoritetit ndërkombëtar në territorin e entitetit serb. Ndërkohë, bashkëpandehuri në këtë çështje, Milosh Llukiq, ushtrues i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga të gjitha akuzat.

Video

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Ungjilli sipas Paulinit.

Kërcënimi më i madh ndaj shëndetit është të kesh ministër shëndetësie një mediokër që mendon se problemet në shëndetësi zgjidhen me slogane.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme