Rajoni 16 November 2025, 15:56 Nga VNA

Gjenden 10 detonatorë në Leposaviq, Sveçla akuzon Serbinë: Po planifikon sulme terroriste!

Ndaje në Whatsapp
Gjenden 10 detonatorë në Leposaviq, Sveçla akuzon Serbinë:

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 detonatorë ndezës me kabllom në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.

Sipas ministrit, prania dhe angazhimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar identifikimin dhe sekuestrimin e mjeteve që, siç u shpreh ai, do të mund të përdoreshin për “sulme të rrezikshme terroriste”. Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në përballjen me “grupet kriminale dhe terroriste” që veprojnë në veri të vendit.

Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përfshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për detonatorët e gjetur në Leposaviq dhe se për këtë rast është informuar edhe prokurori i shtetit.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar, posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një rreshter. Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues. Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, ndërsa kjo e fundit mohon përfshirjen.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë. Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe deklarojnë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se atij i është ofruar mbrojtje nga shteti serb. /REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme