Rajoni 8 Dhjetor 2025, 17:01 Nga VNA

Flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar që u sulmua nga pitbulli: Ndodhi për 30 sekonda, qenin e frikësuan të shtënat me armë

Ndaje në Whatsapp

Flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar që u sulmua nga pitbulli:

Nëna e 2-vjeçarit shqiptar që u sulmua për vdekje nga një qen pitbull në Greqi ka treguar se si fëmija i saj humbi jetën brenda pak sekondash, ndërsa ishte duke përkëdhelur qenin në kopshtin para shtëpisë së tyre.

Dy-vjeçari Leon Dulia u sulmua për vdekje pak pasi ishte kthyer nga pazari me nënën dhe babain e tij. E ëma tregoi se gjithçka ndodhi “brenda më pak se 30 sekondave” dhe fajësoi zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllima dhe të shtëna, që frikësuan pitbullin.

Tragjedia ndodhi në ishullin grek Zakynthos, ku familja jetonte prej disa vitesh dhe familjen, pasi u zhvendos nga Andover, Hampshire.

“Leoni ishte ëndrra e çdo nëne, fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni. Edhe njerëzit që nuk pëlqejnë fëmijët, e adhuronin Leonin. Ai ishte i dashur, i veçantë dhe i donte të gjithë, babanë, mua dhe familjen. Ai ishte një djalë i vogël i bukur, gjithmonë i qeshur, plot gëzim. Adhuronte kafshët tona, macet, kuajt, qentë dhe pitbulli nuk kishte qenë kurrë problem deri atë ditë tragjike”, tregoi e ëma për ‘Daily Mail’.

Robbie shpjegoi se qeni ishte shpëtuar nga burri i saj dhe mbahej i lidhur me zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia.

“Dëgjohej fishkëllima, kishte zhurma armësh. Besoj se kjo e frikësoi qenin”, tha ajo.

Ajo tregoi se brenda çastit që hynë në shtëpi për të sistemuar pazarin, Leoni doli te qeni dhe gjithçka ndodhi menjëherë.

“E gjetëm të shtrirë në tokë. Dukej sikur ishte kafshuar vetëm një herë. Ambulanca e mori Leonin dhe nxituan, por besoj se ishte tepër vonë. Mjekët e konfirmuan vdekjen sapo mbërritëm”, tha e ëma.

Ajo shtoi se nuk kishte shenja rreziku nga pitbulli.

“Nëse do ta dija, s’do ta kisha lënë kurrë Leonin të luante me pitbullin. Ai ishte ushqyer, kishte pirë dhe kurrë s’kishte treguar agresivitet. Kur burri im e gjeti, qeni ishte shumë i dobët, ne e ushqyem, dhe e zbutëm”, shton ajo.

Robbie hodhi poshtë raportet se ajo dhe burri janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

“Kemi dhënë deklarata, por policia nuk na ka njoftuar për procedura penale. U shpjeguam se qeni ishte i lidhur dhe i kujdesur”, tha e ëma e 2-vjeçarit.

Ajo kujton se gjithçka ndodhi në çast.

“E para që dëgjuam ishte vajza jonë që hyri dhe tha: ‘Leonin e ka kafshuar pitbulli’. Kur dolëm, Leoni nuk po lëvizte. Ishte vetëm një kafshim, por kurrë s’e mendon dot se mund të marrë jetë”, tregon ajo.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme