Rajoni 23 September 2025, 16:24 Nga VNA

EULEX dislokon njësitë speciale në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
EULEX dislokon njësitë speciale në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë e ka forcuar kapacitetin e tij për të kontribuar në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme komunale, përmes dislokimit të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), të cilët e përbëjnë Njësisë Policore të Specializuar Rezervë  të EULEX-it.

Sot, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi ceremoninë zyrtare, ku morën pjesë Ambasadorët e shteteve kontribuese në EUROGENDFOR, për t’i mirëpritur policët shumë të specializuar dhe të aftë të EUROGENDFOR-it, të siguruar nga pesë forcat pjesëmarrëse: Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Xhandarmëria Mbretërore e Holandës, Xhandarmëria Ushtarake e Polonisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.

NJPSR-ja do ta dyfishojë aftësinë operacionale të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS), e cila sigurohet tërësisht nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e Misionit për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe rolin si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme.

Gjatë periudhës së dislokimit të tyre, NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme duke rritur vetëdijesimin e Misionit për situatën dhe duke siguruar ndërveprim të plotë me NJPS-në, si dhe me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

Duke i shprehur mirëseardhje NJPSR-së, Barbano theksoi: “Si Njësi Policore e Specializuar Rezervë, ju mishëroni aftësinë e EULEX-it për t’u forcuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Forca juaj qëndron në lëvizshmërinë tuaj dhe në gatishmërinë për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër. Ju jeni forca e Misionit që mund t’i përshtatet ndryshimit të rrethanave, të reagojë shpejt ndaj incidenteve duke e mbështetur NJPSR-në brenda mekanizmit të sigurisë me tre nivele në Kosovë, duke siguruar që rendi publik do të ruhet: prania juaj tregon se EULEX-i është i pajisur jo vetëm për të monitoruar dhe këshilluar, por edhe për të vepruar, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, kur rrethanat e kërkojnë këtë”.

“Jam krenar të shpall sot kapacitetin tuaj të plotë operacional”, përfundoi Barbano.

Ky është dislokimi i gjashtë i NJPSR-së së EULEX-it që nga marsi i vitit 2022.

EULEX-i është Misioni civil më i madh i dislokuar ndonjëherë në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të Bashkimit Evropian. Misioni i tij i përgjithshëm është t’i mbështesë institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane, përmes aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.

EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX i dyti, kurse misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti.

Forca Evropiane e Xhandarmërisë, e njohur edhe me akronimin EUROGENDFOR, është një forcë evropiane e reagimit të shpejtë e përbërë nga elementë të disa forcave të xhandarmërisë evropiane. Aktualisht ajo përbëhet nga njëmbëdhjetë shtete: shtatë vende anëtare– Franca, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Polonia dhe Rumania – një partner, Lituania, dhe tre vëzhgues: Turqia, Moldavia dhe Ukraina. EUROGENDFOR-i është përgjegjëse për kryerjen e detyrave policore në kuadër të operacioneve të menaxhimit të krizave.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme