Rajoni 24 April 2026, 18:26 Nga VNA

Sulmet në Banjskë, dy burg përjetë, një 30 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Sulmet në Banjskë, dy burg përjetë, një 30 vite burg

Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023, sulm ky që që la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe dy policë të tjerë të lënduar.

 

Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim.

Të tre janë kanë qenë në masën e paraburgimit që nga dita e sulmit terrorist janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Trupi gjykues i përbërë nga Ngadhnjim Arrni, Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli kanë konfirmuar dënimin ndaj terroristëve.

Gjykatësi Ngadhnjim Arrni tha se të tre janë fajtorë dhe duke lexuar vendimin e gjykatës, ai tha se qëllimi i grupit të armatosur në Banjskë, ishte destabilizimi i strukturave themelore të Kosovës.

"Përmes planit të mirëorganizuar, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe këtë pjesë t’ia bashkojë Serbisë", tha ai.

Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori special, Naim Abazi, tha se vendimi është i mangët, pasi në të nuk është përfshirë edhe pjesa tjetër e të akuzuarve, përfshirë edhe Millan Radoiçiq, por shtoi se Prokuroria po bën të gjitha përpjekjet që ata të sillen para drejtësisë.

Duke e vlerësuar si rastin më kompleks në Kosovë, Abazi tha se vendimi i sotëm është mesazh për këdo që tenton të kryejë vepra të tilla se do të përballen “me dënim të merituar”.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme