Rajoni 8 Tetor 2025, 22:19 Nga VNA

Dronët luftarakë turq “Skydagger” mbërrijnë në Kosovë, reagon ashpër Vuçiç, Osmani i kundërpërgjigjet: “Po sulmon pa turp Turqinë”

Ndaje në Whatsapp
Dronët luftarakë turq “Skydagger” mbërrijnë

Në Kosovë kanë mbërritur sot dronët luftarakë “Skydagger”, pjesë e kontratës së nënshkruar vitin e kaluar mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe kompanisë turke Baykar. Bëhet fjalë për dronë kamikazë të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger FPV, të pajisur me mjete shpërthyese dhe të aftë për të goditur objektiva si të lëvizshëm ashtu edhe statikë. Dërgesa e re vjen si pjesë e përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të përparuar drejt standardeve të NATO-s.

Mirëpo, ky zhvillim ka shkaktuar reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili e ka cilësuar sjelljen e Turqisë si “të tmerrshme” dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së Kosovës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,” deklaroi Vuçiç për mediat serbe.

Në reagim ndaj këtyre deklaratave, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh se qëndrimet e Vuçiçit përbëjnë një sulm të hapur dhe të paturp ndaj Turqisë – një vend anëtar i NATO-s dhe një aleat i rëndësishëm i Kosovës.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili ka treguar gjithmonë kujdes të thellë për njerëzit e rajonit tonë dhe ka bërë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Vuçiqi, në anën tjetër, duket se beson që mund ta kërcënojë një shtet të madh të NATO-s, sikurse i kërcënon shtetet fqinje,” ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë dhe të modernizojë kapacitetet e mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s, aleancë ku vendi synon të anëtarësohet në të ardhmen e afërt.

“Vuçiqi duhet të tentojë ta bëjë të njëjtën, në vend që t’i sulmojë vazhdimisht fqinjët. Por, për mendësinë e tij hegjemoniste, e cila ka mbetur në të kaluarën dhe është vazhdimisht e fiksuar në ngacmim të të tjerëve, një maturi e tillë duket përtej të arritshmes,” përfundoi presidentja Osmani.

Video

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Ungjilli sipas Paulinit.

Kërcënimi më i madh ndaj shëndetit është të kesh ministër shëndetësie një mediokër që mendon se problemet në shëndetësi zgjidhen me slogane.

Rama: Sigurinë ushqimore do ta bëjmë siç bëmë rendin dhe sigurinë publike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme