Rajoni 20 August 2025, 13:24 Nga VNA

Dështon sërish zgjedhja e kreut të Kuvendit të Kosovës, nuk votohen Gërvalla, as Haxhiu

Ndaje në Whatsapp
Dështon sërish zgjedhja e kreut të Kuvendit të Kosovës,

 

Dështon sërish seanca për zgjidhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk i mori votat e mjaftueshme 57 për, 56 kundër, tri abstenime.

Më pas u votua edhe Donika Gërvalla, pa sukses. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet maksimumi tri herë. Seanca e radhës është caktuar për të premten.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën duke futur një votim të fshehtë që nuk parashihet në Rregulloren e Kuvendit, duke ndryshuar në mënyrë të paligjshme rendin e ditës. Gjykata theksoi se seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Opozita mban qëndrime të ndara, PDK voton vetëm kandidatë që s’kanë qenë ministra të Kurtit, LDK kërkon marrëveshje, dhe AAK ka përmendur emrat e Shqipe Selimit e Saranda Bogujevcit.

Presidenca e ka cilësuar konstituimin e Kuvendit si urgjencë shtetërore për stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme