Rajoni 24 August 2025, 12:03 Nga VNA

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk votohen as dy kandidaturat e tjera të VV

Ndaje në Whatsapp
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur as në tentativën e radhës të sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Hekuran Murati, i propozuar për herë të dytë, dhe Arbëria Nagavci, në kandidimin e saj të parë për këtë post, nuk morën mbështetjen e nevojshme prej 61 votash.

Pas dështimit të dy kandidatëve, LVV partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi deputetin Dimal Basha si alternativë për postin e kryeparlamentarit.

Ndërkohë, përfaqësues të partive që ishin në opozitë në mandatin e kaluar u shprehën sërish kundër mbështetjes së ndonjë kandidati nga LVV. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, deklaroi se nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga kjo parti, duke e akuzuar LVV-në se po e mban peng shtetin që nga përfundimi i zgjedhjeve.

Ky zhvillim ndodhi gjatë vazhdimit të tretë të seancës konstituive të Kuvendit, që pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme