Rajoni 15 Shtator 2025, 16:53 Nga VNA

Dëshmia e James Rubin: S’kam informacione që lidhin Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për ekzekutime

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e James Rubin: S’kam informacione që lidhin

Mbrojtja në gjykimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sot fillon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e ish presidentit Thaçi është ish ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Rubin i cili sot dëshmon në mbrojtje të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ndihmëssekretar i shtetit për çështjet publike dhe zëdhënës zyrtar gjatë administratës së Bill Clinton dhe sekretarit të shtetit Madeleine Albright. Ai ishte një nga figurat kyçe të politikës së jashtme të ShBA-së në fund të viteve ’90.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, pyeti po ashtu Rubin nëse pajtohet që Krasniqi, Ramë Buja dhe Sokol Bashota ishin udhëheqës të moderuar brenda UÇK-së.

Rubin pohoi se kjo është e vërtetë, duke shtuar se “ekstremistët brenda UÇK-së rrezikonin jetën e mijëra civilëve”, ndërsa “të moderuarit si Krasniqi e Thaçi synonin nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë për të siguruar mbështetjen e Perëndimit dhe për të mbrojtur popullsinë”. Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, pyeti Rubinin nëse kishte pasur ndonjë kontakt me Krasniqin.

“Kam pasur kontakte minimale me Krasniqin. Bashkëbiseduesi im kryesor ishte Thaçi”, u përgjigj Rubin.

I pyetur nëse kishte gjetur informacione që e lidhnin atë me pretendimet për ekzekutime dhe vrasje, Rubin tha se, ngjashëm sikurse për Thaçin, nuk ishte hasur në asnjë informacion që e lidhte atë me këto pretendime.

“Kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin informacione për këto pretendime, jo vetëm në vitet 2000, por edhe më vonë. Por, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë informacion që t’i lidhte këto pretendime me ta”, tha Rubin.

Avokati i Veselit pyeti Rubin nëse kishte marrë informacione nga Shaun Byrnes, i cili drejtonte Misionin Vëzhgues Diplomatik të SHBA-së në Kosovë, gjatë luftës.

Rubin u përgjigj se po, duke e cilësuar Byrnesin si një burim të besueshëm që jepte të dhëna të sakta, sidomos mbi lëvizjet e forcave serbe.

Kur u pyet nëse merrte informacione nga UÇK-ja, Rubin tha “mbase jo”, duke shtuar se fokusi kryesor ishte te veprimet e ushtrisë serbe.

Ai theksoi se informacionet për UÇK-në vinin kryesisht nga inteligjenca dhe kanalet diplomatike që kishin kontakte me shqiptarët e Kosovës.

“Lufta po zhvillohej. UÇK-ja mori në dorë fatin e njerëzve të vet. UÇK-ja u përgjigj dhe Serbia u kundërpërgjigj”, tha Rubin.

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, e pyeti Rubinin për arsyetimin pas ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë.

Rubin tha se pas Bosnjës, ku ndodhën krime të tmerrshme, qëllimi ishte të mbroheshin civilët dhe të parandalohej përsëritja e atij tmerri.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë.

“Donim të ishim në anën e viktimave. Ata, jo vetëm që ishin të shtypur, por po masakroheshin”, tha Rubin.

“Synimi ishte që njerëzit të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit të tyre”, shtoi ai.

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara, Rubin u pyet nga avokati i Thaçit nëse i kujtohej që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it.

“Jo, nuk më kujtohet”, u përgjigj Rubin.

Ai sqaroi se Albright e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve, por qëllimi i saj ishte të ndëshkoheshin individët përgjegjës për dhunën dhe të mos lejohej fajësimi kolektiv.

Sipas Rubinit, Albright i kishte kërkuar Thaçit të tregonte tolerancë dhe të bënte çmos që edhe populli i tij të ishte tolerant, ndërsa drejtësia do të kujdesej për përgjegjësinë individuale të atyre që kryen dhunë.(REL)

 

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme