Rajoni 25 November 2025, 21:54 Nga VNA

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Serbi pasi iu gjet kartela e veteranit në xhep

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Serbi pasi iu gjet

Autoritetet serbe kanë arrestuar ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, nga fshati Romajë i Prizrenit. Lajmi u konfirmua nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i cili tha se Qenaj u ndalua gjatë kalimit tranzit në territorin e Serbisë.

Sipas Sylës, Qenaj ishte pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe dyshohet se policia serbe ia gjeti kartelën e veteranit gjatë kontrollit. Ai theksoi se Qenaj kishte udhëtuar disa herë më parë përmes Serbisë pa pasur asnjë problem.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka arrestuar një person me inicialet A.Q., të dyshuar për “organizim dhe nxitje të kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Sipas MPB-së, ai dyshohet se i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së në Prizren në prill të vitit 1998 dhe ka marrë pjesë në betejat e vitit 1999 në Koshare si anëtar i brigadës 138.

Avni Qenajt i është caktuar masa e ndalimit 48-orësh, ndërsa autoritetet serbe kanë paralajmëruar se ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal në prokurori.

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë dhënë reagim zyrtar. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Arrestime të ngjashme të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe janë raportuar edhe më herët, në kuadër të pretendimeve të Beogradit për krime lufte të kryera nga ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në korrik të këtij viti u arrestua edhe Lulzim Halili, megjithëse OVL-UÇK deklaroi atëherë se ai nuk figuron në listat e veteranëve apo pjesëmarrësve të betejës së Koshares.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme