Rajoni 13 March 2026, 07:32 Nga VNA

Anëtarët e Kongresit letër Rubios për Kosovën: Mos reduktoni trupat e NATO-s, rrezik destabilizimi

Ndaje në Whatsapp
Anëtarët e Kongresit letër Rubios për Kosovën: Mos

Disa anëtarë të Kongresit amerikan i bënë thirrje përmes një letre sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ta parandalojë kufizimin e mundshëm të trupave amerikane në Kosovë, duke thënë se një tërheqje e tillë rrezikon të shkaktojë paqëndrueshmëri jo vetëm vendin, por edhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor në një kohë të ndikimeve keqdashëse.

“Radio Europa e Lirë” raporton se në letrën drejtuar Rubios më 11 mars, ata shprehën “shqetësim të thellë” me raportimet se administrata e presidentit Donald Trump mund të tërheqë një pjesë të forcave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Në një kohë të brishtësisë së shtuar politike dhe të rritjes së ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën. Ju bëjmë thirrje të ruani nivelin e forcave amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të ShBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letër.

Letra e tyre vjen pasi më 19 shkurt gazeta amerikane, “Politico”, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga aleatët të shqyrtojnë kufizimin e angazhimeve të jashtme të aleancës, përfshirë edhe misionin në Kosovë.

Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

KFOR-i është forca e tretë e sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. Por, ky mision paqeruajtës, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, dy vendeve fqinje që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme