Rajoni 18 August 2025, 16:01 Nga VNA

Albin Kurti zbut tonet për Kushtetuesen: “Gjithmonë i kemi respektuar vendimet, por ky aktgjykim duket i padrejtë”

Ndaje në Whatsapp
Albin Kurti zbut tonet për Kushtetuesen: “Gjithmonë i kemi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë kanë respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por ka lënë të kuptohet se vendimi i fundit për konstituimin e Kuvendit mund të sjellë sfida të reja politike.

Duke folur me tone më të ulura para gazetarëve, Kurti tha se ekzekutivi që ai drejton nuk ka anashkaluar asnjëherë aktgjykimet e Kushtetueses, ndërsa shtoi se edhe si kryetar i LVV-së ka vepruar gjithmonë në përputhje me vendimet e gjykatës më të lartë në vend.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar. Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë,” – u shoreh Kurti.

Më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka marrë aktgjykim lidhur me konstituimin e Kuvendit, por deri tani nuk e ka publikuar versionin e plotë. Sipas njoftimit, Kuvendi është i obliguar që brenda 30 ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, ndërsa i njëjti kandidat mund të vihet në votim jo më shumë se tri herë. Afati fillon të rrjedhë nga dita e publikimit të aktgjykimit të plotë.

Kurti e cilësoi këtë vonesë të pazakontë, duke kujtuar se më 26 qershor, në një rast tjetër, Kushtetuesja kishte publikuar në të njëjtën ditë edhe njoftimin, edhe aktgjykimin e plotë.

“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe, për dallim nga 26 qershori, e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po presim aktgjykimin e plotë. Kur ta lexojmë atë, do ta japim vlerësimin tonë meritor. Nuk është mirë që kemi këtë vonesë, dhe për bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi dhe atij të 26 qershorit, të po kësaj përbërje të Gjykatës Kushtetuese,” – tha ai.

Vendimi i Kushtetueses është pritur me qëndrime të ndryshme në skenën politike. Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar arbitrar vendimin, duke ngritur dyshime për drejtësinë e tij. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kanë vlerësuar si fitore të rendit kushtetues dhe demokratik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka përshkruar si rrëzim të “diktatit politik”.

Publikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja pritet të qartësojë situatën dhe të përcaktojë hapat e ardhshëm për konstituimin e Kuvendit të ri, ndërkohë që skena politike mbetet e tensionuar dhe me gjasa për zhvillime të reja

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme