Rajoni 1 Gusht 2025, 22:06 Nga VNA

Albin Kurti e konfirmon: Zyrtarë të lartë serb përgjuan takimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Ndaje në Whatsapp
Albin Kurti e konfirmon: Zyrtarë të lartë serb përgjuan

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë. Ndërsa njohës të sigurisë dhe zhvillimeve politike thonë që ky është një skandal, për të cilin BE-ja duhet të marrë veprime ndaj Serbisë. Mirëpo, Brukseli deri tani ka heshtur.

Në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këto përgjime ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në dety.“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Popoviqi u arrestua më 18 korrik të këtij viti në Kosovë pasi e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punoj për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.

E një veprim të tillë, po e konsideron skandal analisti politik Afrim Kasolli, i cili thotë se BE-ja nuk duhet që të kërkojë përgjegjësi dhe të sanksionojë vetëm Serbinë, por edhe zyrtarë të saj.

“Ky është një skandal i llojit të vet, që përveç Serbisë edhe Brukseli duhet të jep përgjegjësi, sepse është e pa logjikshme, e pa precedent dhe e rrezikshme që një institucion në një zyrë siç është kjo e BE-së, me politikë të jashtme të sigurisë, të mundët të shërbej për shërbimin sekret serb dhe të marrë informata atje”, ka thënë Afrim Kasolli, analist politik.

Një veprim i tillë nuk e ka befasuar fare ekspertin e sigurisë Fadil Kajtazi, i cili thotë që zyrtarët serbë e kanë përdorur imunitetin e tyre për të kaluar masat e sigurisë.

Por, çka mund t’i shërbejnë këto përgjime BIA-së serbe, të cilat Popoviq ua dërgoi.

“Janë biseda që analizohen, analizohen nga grupe ekspertësh, do të thotë, analizohen gjithanshëm, tu përfshi prej intonacionit të zanit,  prej mënyrës së përgjigjes, gjesteve, etj etj, në mënyrë që të studiohen karakteret e atyre që  marrin pjesë në bisedime”, ka thënë Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë.

I njëjti nuk e përjashton mundësinë, që pastaj nëse ka elemente nga këto përgjime, të ndodhin shantazhe.

Në audio incizimin e publikuar, Popoviq dhe zyrtarë të tjerë serbë flasin me një zyrtar evropian lidhur me disa prona në Kosovë.

Më pas televizioni ka publikuar edhe disa mesazhe, të cilat dëshmojnë lidhjet e Popoviqit me njërin prej shefave të BIA-s serbe, Bojan Dimiq./RTV Dukagjini

Video

Dikur ishim para Gjermanisë. Tani jemi para gjithë Europës

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: Siç ka thënë dhe Erioni, kolegët të pyesin për çdo gjë.

Tom Doshi mbërrin në SPAK.

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme