Rajoni 28 November 2025, 22:04 Nga VNA

“Abortova se më rrahu nëna”, 14-vjeçarja shqiptare paraqitet në polici me fetusin në duar

Ndaje në Whatsapp

“Abortova se më rrahu nëna”, 14-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku një 35-vjeçare shqiptare raportohet se ka dhunuar vajzën e saj vetëm 14-vjeç, duke shkaktuar që kjo e fundit të abortonte duke qenë se ishte shtatzënë.

Nëna e 14-vjeçares është arrestuar, ndërsa ndaj saj është ngritur akuza për krim të rëndë, lëndim të rëndë trupor me dashje dhe për ndërprerjen e shtatzënisë.

Megjithatë në mediat greke është publikuar edhe dëshmia e vëllait të 14-vjeçares.

“Tre muaj më parë ajo ishte në shtëpinë tonë dhe i tha babait tim: Babi, do të shkoj të marr një sanduiç’ dhe iku. Kaluan orë e ditë dhe nuk u kthye. Nuk e dinim që ishte shtatzënë. Unë dhe babai im ishim në Evia. Nëna ime shkoi në banesë për të parë vajzën e saj dhe tre persona u shfaqën para saj . Pas pak, nëna ime më telefonoi dhe më tha se e kishin çuar në Stacionin e Policisë. Nuk ka pasur kurrë sherr me motrën time”, tha vëllai i 14-vjeçares.

Ndërkohë babai i 14-vjeçares dëshmon se vajza ishte martuar pa i njoftuar. 

Gruaja ime iku pas dy ditësh, ne po prisnim që dikush të na telefononte. Vajza ime u martua dhe nuk na telefonoi për të na njoftuar, e kërkuam për ditë të tëra dhe në Polici . E kërkuam për dy muaj e gjysmë dhe ajo nuk na telefonoi. Ishte një rrëmbim , ajo iku vetë apo e vodhën, nuk e di. Tani gruaja ime ka dy ditë që vrapon nëpër departamente. Dua që ajo të shkojë te një mjek për të parë se ku është goditur. Nuk ka pasur kurrë sherr, ajo po gënjen. Ne nuk kemi kontakt me të. Më duket e çuditshme që ajo ishte shtatzënë”.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme