Rajoni 18 September 2025, 19:16 Nga VNA

"Ekziston rreziku që të akuzuarit t’i ikin drejtësisë", Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së

Ndaje në Whatsapp
"Ekziston rreziku që të akuzuarit t’i ikin

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët së bashku me Hashim Thaçin po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në tri vendime të ndara të publikuara më 18 shtator 2025, Prokuroria ka argumentuar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i shmangen drejtësisë, të kryejnë vepra të tjera penale ose të pengojnë procesin gjyqësor.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që të mbështesin pretendimin se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë në rast se lirohen. Megjithatë, sipas Gjykatës, rreziku i pengimit të procedurave dhe i ushtrimit të presioneve ndaj dëshmitarëve mbetet i pranishëm.

“Ekziston rreziku që të akuzuarit të pengojnë përparimin e procedurave dhe të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar prova ose mund të thirren në procese paralele”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, më 15 shtator 2025 nisi faza e dëshmive të mbrojtjes. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës sekretar i shtetit i SHBA-së, i cili dëshmoi për tri ditë radhazi, më 15, 16 dhe 17 shtator. Po ashtu, eksperti amerikan Paul Williams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme