Paris Saint-Germain është shpallur kampion i Europës, pasi mposhti Arsenal pas ekzekutimit të penalltive në finalen dramatike të UEFA Champions League të zhvilluar në Budapest.
Ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutave lojë. Arsenal kaloi i pari në avantazh me Kai Havertz, ndërsa Ousmane Dembele riktheu baraspeshën për parisienët, duke e çuar sfidën fillimisht në kohën shtesë dhe më pas te penalltitë.
Nga pika e bardhë, lojtarët e PSG u treguan më të saktë, duke shënuar 4 nga 5 penalltitë duke siguruar trofeun më të rëndësishëm europian për klube dhe duke kurorëzuar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.
Topçinjtë ishin të pafat pasi humbën dy penallti dhe duke humbur shansin për të qenë kampionë të Europës pasi arritën finalen pas 20 vitesh.
Me këtë triumf, PSG shkruan edhe një faqe të re në historinë e klubit, duke konfirmuar dominimin në futbollin europian për të dytin vit radhazi.






















