Sulmuesi i ri i Bournemouth, Eli Junior Kroupi, po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse të sezonit të fundit.
Sipas mediave franceze, për 19-vjeçarin interesohen PSG, Arsenal, Barcelona, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester City. Bournemouth thuhet se ka vendosur një çmim fillestar prej rreth 100 milionë eurosh për kartonin e tij.
Raportohet se PSG gëzon një avantazh në garë, pasi lojtari francez e sheh me dëshirë një transferim në klubin parizien. Kroupi konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit evropian dhe pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës.






















