Politika 28 January 2026, 12:33 Nga VNA

Zvarritja Kuvend–Kushtetuese si strategji për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp
Zvarritja Kuvend–Kushtetuese si strategji për të bllokuar

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike akuzon mazhorancën socialiste, Kryeministrin Edi Rama dhe Gjykatën Kushtetuese për një strategji të koordinuar politike, që sipas tyre synon të bllokojë hetimet e SPAK-ut dhe të mbrojë Belinda Ballukun nga drejtësia.

Sipas reagimit të PD-së, zvarritja e çështjes Balluku si në Kuvend, ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është e rastësishme, por pjesë e një operacioni të organizuar për të penguar veprimtarinë hetimore të SPAK-ut dhe për të garantuar mbrojtje politike për korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Demokratët theksojnë se mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur shtyrjen e vendimmarrjes si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Në të njëjtën linjë, sipas tyre, ka vepruar edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ka shtyrë pa afat vendimin për të pandehurën Balluku.

Edhe Kuvendi, sipas PD-së, ka ndjekur të njëjtën logjikë duke shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve pa një arsye të ligjshme, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas opozitës, masa e re e sigurisë e kërkuar nga SPAK ndaj Ballukut nuk lidhet me çështjen e pezullimit nga detyra, ndaj ky arsyetim konsiderohet i pabazuar.

Partia Demokratike argumenton se shtyrjet nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Kuvendi përbëjnë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, të komanduar politikisht nga Edi Rama. Ajo nënvizon se, për shkak të vendimit për pezullimin e aktit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrim ligjor ta trajtojë këtë çështje me përparësi dhe të marrë një vendim që, sipas PD-së, duhet të zhbllokojë punën e SPAK-ut.

Në përfundim, opozita paralajmëron se çdo vonesë e mëtejshme përbën, sipas saj, një shërbim të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama dhe për Belinda Ballukun, duke krijuar hapësirë për blerje kohe kundër drejtësisë, prishje të mundshme provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme