Politika 25 October 2025, 14:10 Nga VNA

Zv kryeministrja Balluku pyetet të hënën në SPAK, reagon Rama: Drejtësia ka punën e vet, të gjithë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës

Ndaje në Whatsapp
Zv kryeministrja Balluku pyetet të hënën në SPAK, reagon

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, është thirrur të hënën në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), sipas burimeve jozyrtare.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e thirrjes nga prokurori Dritan Prençi, ndërsa nga institucioni nuk ka pasur asnjë njoftim publik mbi këtë zhvillim.

Nga Berlini, ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një qëndrimi të shkurtër për Deutsche Welle.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet, dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore apo politike,” tha Rama.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme