Politika 14 August 2025, 14:14 Nga VNA

Zjarret/ Rama: Rindërtim për shtëpitë, dëmshpërblim për bagëtitë. Mohon akuzat për avion privat

Ndaje në Whatsapp
Zjarret/ Rama: Rindërtim për shtëpitë,

Përmes një video live nga Facebook, kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë 48-72 orëve të fundit. Sipas tij, 207 shtëpi janë dëmtuar si pasojë e zjarreve, ndërsa 40 prej tyre janë djegur plotësisht.

“Dua t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ata që kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë. Tani për tani, janë 207 shtëpi të dëmtuara dhe 40 familje që e kanë humbur shtëpinë plotësisht,” tha Rama. Ai siguroi se asnjë familje nuk do të mbetet pa mbështetje dhe se qeveria është duke bërë inventarizimin e plotë të dëmeve.

Kreu i qeverisë shtoi se edhe dëmet në blegtori nuk do të neglizhohen. “Deri tani janë 3,6019 krerë të humbur. Do të kompensojmë një për një, pa asnjë diskutim,” theksoi ai.

Rama u ndal edhe te përmasat rajonale dhe globale të zjarreve, duke përmendur se vetëm në muajin gusht në Europë janë djegur rreth 440 mijë hektarë, kryesisht në zonat e Europës Jugore. “Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së 20 viteve të fundit. Kjo nuk është vetëm një çështje lokale, por një sfidë që po prek të gjithë globin,” u shpreh ai.

Sa i përket ndihmës ndërkombëtare, Rama informoi se Shqipëria ka përfituar mbështetje ajrore nga disa vende: “Kemi pasur një avion Canadair nga Italia, dy nga Greqia, një nga Kroacia, helikopterë nga Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Suedia, si dhe dy helikopterë Black Hawk nga Emiratet.”

Në lidhje me akuzat për përdorimin e një avioni qeveritar për udhëtime private, Rama i hodhi poshtë si “broçkulla” dhe theksoi se çdo udhëtim privat e ka kryer me linja të zakonshme ajrore. “Avioni që përflitet është përdorur vetëm për udhëtime zyrtare dhe nuk ka kushtuar më shumë se çka shpenzuar çdo vit zyrtarisht Kryeministria – përfshirë edhe paraardhësin tim,” tha Rama.

Në përfundim, ai theksoi se Shqipëria nuk është e përjashtuar nga krizat natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe bëri thirrje për më shumë reflektim dhe bashkëpunim në përballimin e këtyre situatave ekstreme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme