Politika 13 August 2025, 14:07 Nga VNA

Zjarret/ Berisha: Të shpallet emergjencë kombëtare në Delvinë dhe Gramsh

Ndaje në Whatsapp
Zjarret/ Berisha: Të shpallet emergjencë kombëtare në

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ndaj situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke akuzuar qeverinë për braktisje të qytetarëve dhe mungesë të plotë reagimi. Ai tha se qindra hektarë pyje dhe shtëpi janë djegur, ndërsa njerëzit kanë humbur jetën apo janë plagosur.

Berisha akuzoi qeverinë se në vend të përdorimit të ushtrisë për evakuime, po përdor kamionët për të sekuestruar pajisje të medias, duke iu referuar mbylljes së News24. 

Berisha e cilësoi situatën si një emergjencë kombëtare, zona si Delvina, Fushë-Arrëzi dhe Gramshi, ku situata është jashtë kontrollit. Duke renditur një sërë shpenzimesh të qeverisë si 21 milionë euro për udhëtime me çarter, 7 milionë për “Giro d’Italia” dhe 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë, kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Balluku për korrupsion. Ai theksoi se me këto fonde, Shqipëria mund të kishte mjete moderne zjarrfikëse dhe një avion “Canadair” për përballimin e emergjencave si kjo.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme