Politika 10 November 2025, 13:19 Nga VNA

"Zgjodhëm rehatinë" Salianji pas zgjedhjeve të pjesshme: Ditë e zezë për demokracinë, PD ka humbur shpirtin e betejës

Ndaje në Whatsapp
"Zgjodhëm rehatinë" Salianji pas zgjedhjeve të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara të dielën në pesë bashki të vendit, duke i cilësuar ato si “një ditë e zezë për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë”.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Salianji shprehet se qytetarët nuk besojnë më se vota e tyre mund të sjellë ndryshim, duke fajësuar qeverinë për korrupsion të lartë dhe përqendrim të pushtetit te kryeministri Edi Rama.

“Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund të ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë. Për shkak të korrupsionit të lartë të qeverisë dhe pushtetit të përqendruar në një dorë, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se qeverisja lokale ka rëndësi për ta”, thekson ai.

Salianji kritikon edhe vetë Partinë Demokratike, e cila zgjodhi të mos garojë me kandidatë politikë në këto zgjedhje, duke pranuar se opozita ka humbur frymën e përballjes me mazhorancën.

“Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar. Ne zgjodhëm rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të betejës”, shkruan ai, duke shprehur zhgënjim për drejtimin politik të opozitës që prej zgjedhjeve të 11 majit.

Ish-deputeti thotë se disfatat e fundit duhet të shërbejnë si alarm për ndryshime brenda partisë, me qëllim rikthimin e besimit te qytetarët.

“Detyra jonë si opozitë është ta ndryshojmë këtë apati që po dëmton të ardhmen e vendit. Shqiptarët na gjykojnë me të drejtë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati”, shprehet Salianji.

Në përmbyllje, ai bën thirrje për reflektim dhe veprim të menjëhershëm brenda PD-së, duke paralajmëruar se çdo vonesë “është karburant për autokratin”.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme