Politika 24 October 2025, 22:14 Nga VNA

Zgjedhjet për kreun e PD, Gjekmarkaj merr në mbrojtje Berishën: Është aset!

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet për kreun e PD, Gjekmarkaj merr në mbrojtje Berishën:

Ndryshe nga deputeti Besart Xhaferraj, i cili kërkoi zgjedhje në vitin 2026 për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka vendosur të dalë në mbrojtje të Berishës, duke treguar më shumë se koherencë, "besnikëri" në këto ditë të vështira. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa.

Gjekmarkaj foli mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit dhe të ardhmen e opozitës si dhe të kreut të saj Sali Berishës.

Për këtë të fundit, Gjekmarkaj shprehet se fitoi betejën për t’iu vërtetuar shqiptarëve se kemi të bëjmë me një farsë elektorale.

“Askush nuk ka luftuar kaq paepur sa Berisha për zgjedhje të lira dhe ndershme. Ka hyrë në kushte të pabarabartë, arrest shtëpiak, ndarje nga elektorati dhe partia. Dhe si askush tjetër besoi te koncepti i farsës elektorale, e argumentoi çdo ditë, me video të pafundme. Kush kishte sy për të parë dhe vesh për ët dëgjuar se kuptoi se në Shqipëri ka një farsë. Dhe sot ke raportin që i rrëzon zgjedhjet si të vjedhura dhe të manipuluara.”

Sakaq, Gjekmarkaj shton se Berisha është aseti i PD-së, por debati publik nuk duhet të shmanget nga tema që kanë më tepër peshë si e ardhmja e qeverisjes, se sa të merren me opozitën dhe kreun e saj.

“Vë re, kur na bëhen pyetje çfarë do bëjë PD, dhe i shmangemi temave të mëdha të qeverisë në këtë vend. Nëse kemi mundësi ne zgjedhjet i bëjmë nesër. Nuk presim kohën kur i bie të skadojë legjislatura. Në kohën që kemi përpara kemi sfida më të mëdha se sa të hamendësojmë për të ardhmen. Duhet të luftojmë çdo ditë që të japim alternativë për shqiptarët. Berisha është një aset i pashmangshëm për historinë e PD.

E ndan vota në demokraci. Kam shqetësim ditën e hënë a do kemi parlament, kemi dy muaj që vërtitemi të flasim për probleme jo thjesht për zgjedhje për jetën e përditshme. Ata nuk duan kontroll të opozitës mbi qeverinë. Në çdo rast gjejnë një hile për ta trysnuar opozitën. Nuk jemi ne që duke u edukuar me receta e Ballës apo Peleshit, mund të na thonë sot nuk jeni serioz dhe mbyllin parlamentin. Duan pretekst. Ky është shqetësimi im, mbyllja e institucioneve.”

Më tej i pyetur nëse do kandidonte përballë Berishës vitin tjetër për kreun e PD-së Gjekmarkaj mohon të ketë një ambicie të tillë.

“Nuk kam patur kurrë në jetën time ambicie lidershipi. Edhe pse jam në këto pozita. Kanë qenë rrethanat që më kanë thirrur në skenë dhe janë rrethanat që mund të largojnë nga skena.”

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme