Politika 22 September 2025, 13:18 Nga VNA

Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Konsultohemi me aleatët, kemi disa emra kandidatësh

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Konsultohemi me aleatët, kemi disa

Ndërkohë që PS ka kandidaten për zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë Tiranë, kreu i PD ende nuk ka dalë me një emër, por deklaron se “kandidatët janë të pakrahasueshëm përballë Manastirliut”.

"Kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emrat. Të siguroj se PD ka kandidatë të pakrahasueshme me korbën e covid-it, përgjegjëse direkte për vjedhjet dhe fondet e politikat që kanë ndodhur. Ka disa kandidatura, jo një.”

Siç duket, edhe këto zgjedhje Berisha i ka të rëndësishëm aleatët opozitar, të cilëve u siguroi një vend të sigurt në parlament edhe pse dhan një kontribut minimal.

"Së pari, PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës,” u shpreh Berisha. 

Ai shtoi se pas konsultimeve me aleatët, do të prezantohet edhe kandidati për bashkinë.

Berisha u shpreh se protesta do të jetë forma kryesore e veprimit të opozitës në ditët në vijim: “Ju garantoj se protesta, dhe vetëm protesta, është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe kushtetutën”

Berisha foli dhe për kërkesën e Erion Veliajt për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: “Rama duhet ta lejojë Veliajn që të flasë dhe mos të ketë frikë nga ky i fundit”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme