Politika 3 October 2025, 13:12 Nga VNA

Zgjedhjet e pjesshme do kushtojnë 306 mln lekë, votimi elektronik mund të realizohet vetëm në një njësi të kryeqytetit

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e pjesshme do kushtojnë 306 mln lekë, votimi elektronik mund

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë informacion lidhur me zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 bashki të Tiranës, të cilat janë caktuar me dekret nga Presidenti Bajram Begaj më 9 nëntor.

Ai bëri me dije se, sipas përllogaritjeve aktuale, kostot e këtyre zgjedhjeve do të arrijnë rreth 306 milionë lekë.

Celibashi shtoi se do të hapen gjithsej 22 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe 1428 qendra votimi.

Gjithashtu, ai përmendi mundësinë e përdorimit të votimit dhe numërimit elektronik në njësinë 10 të kryeqytetit, megjithatë, kjo nuk është vendosur ende përfundimisht.

I pyetur për dekretimin e datës së zgjedhjeve edhe pas ankimimit të Erion Veliaj në Gjykatës Kushtetuese për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, Celibashki u shpreh se KQZ ka detyrë të përgatisë procesin zgjedhor dhe jo të vërë në diskutim vendimmarrjen e presidentit apo çdo institucioni tjetër.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme