Politika 7 October 2025, 21:50 Nga VNA

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Kush janë gratë që hyjnë dhe dalin nga Parlamenti në rradhët e Partisë Socialiste?

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Kush janë gratë që hyjnë dhe

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar pasditen e kësaj të marte gjashtë emrat e kandidatëve për kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore, përfshirë Tiranën, Vlorën, Beratin, Matin, Cërrikun dhe Tepelenën.

Pas shpalljes së emrave, kanë nisur menjëherë edhe lëvizjet në radhët e mazhorancës, për shkak se dy nga kandidatët e konfirmuar janë aktualisht deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndër emrat kryesorë është Ogerta Manastirliu, ish- ministre e Shëndetësisë dhe deputete e qarkut të Tiranës, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj për të garuar në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Si rrjedhojë, vendin e saj në Parlament pritet ta zërë Blerina Gjylameti, e cila ka qenë më parë deputete në disa legjislatura dhe arriti të grumbullonte 6,167 vota preferenciale. Në garën e brendshme për zgjedhjet parlamentare, Blerina Gjylameti ishte “kokë më kokë” me Olta Xhaçkën. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, ajo iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një kërkesë për të vënë në dispozicion pamjet filmike të numërimit në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë, për transparencë të plotë mbi rezultatin.

Ndërkohë, një tjetër ndryshim në radhët e Partisë Socialiste pritet të ndodhë në Qarkun e Vlorës, ku deputetja Brunilda Mersini është zyrtarizuar si kandidate për Bashkinë e Vlorës. Me kandidimin e saj, mandati i deputetes do t’i kalojë Briseida Çakërrit, e cila renditet pas Mersinit në listën shumëemërore të PS-së për qarkun e Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas Mersinit qëndron Klevis Kaso me 5,288 vota preferenciale, mirëpo për shkak të rregullave të kuotës gjinore, mandati nuk mund t’i kalojë atij, por gruas më të votuar që vjen pas tij në listë – pra Briseida Çakërrit, e cila ka marrë 2,998 vota preferenciale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme