Politika 9 October 2025, 15:35 Nga VNA

Zgjedhjet 9 Nëntorit në pikëpyetje: Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt. Çfarë pritet të ndodhë?

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 9 Nëntorit në pikëpyetje: Gjykata Kushtetuese pezullon

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 9 nëntorit, pas kërkesës së paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mbledhja e gjyqtarëve është shoqëruar me debate të ashpra, pasi një pjesë e anëtarëve argumentonin se pezullimi i dekretit është një ndërhyrje e rrallë në kompetencat e presidentit, ndërsa të tjerë kërkonin që të garantohej “moskryerja e një procesi që mund të rezultojë i pavlefshëm”.

Burime nga Gjykata bëjnë me dije se vendimi është marrë me shumicë votash dhe do të qëndrojë në fuqi deri në dhënien e vendimit përfundimtar mbi kërkesën e Veliajt për vlerësimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij si kryetar bashkie.

Seanca për gjykimin në themel është caktuar për 31 tetor, dhe pritet që gjatë saj të diskutohet nëse rregulli i mungesës tre mujore është një shkak kushtetues për shkarkim, apo nëse ai bie ndesh me Kushtetutën.
Po ashtu, pritet të trajtohet edhe çështja më delikate — nëse mungesa tre mujore e Veliajt ka qenë e vullnetshme, apo është shkaktuar nga rrethana jashtë kontrollit të tij. Kujtojmë, për shembull, se për deputetët mungesa prej gjashtë muajsh sjell efekt vetëm nëse është e vullnetshme, dhe jo kur ndodh për shkaqe të jashtme, si në rastin e një mase sigurimi gjyqësor. Një rast i tillë ishte ai i Sali Berishës, për të cilin në atë kohë vetë Kuvendi – në fakt mazhoranca – nuk ndërmori veprime për t’i ndërprerë mandatin.

Këto çështje dhe diskutime të tjera të mundshme mund të bëjnë që vendimi final i Gjykatës Kushtetuese të mos jepet para datës 9 nëntor, ditë kur janë caktuar zgjedhjet e pjesshme.
Si pasojë, në varësi të vendimit përfundimtar të Gjykatës, ose nuk do të zhvillohen zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ose do të duhet të ricaktohen me një dekret të ri presidencial.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme