Politika 10 December 2025, 17:36 Nga VNA

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadat e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë kërkojnë transparencë nga KLP: Thelbësore pavarësia e tij

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadat e SHBA-së, BE-së

Ditën e nesërme pritet të zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, ndërsa ambasadat kryesore në Tiranë u kanë bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që procesi të zhvillohet me transparencë dhe standarde të larta përgjegjësie.

Një zyrtar i Ambasadës së SHBA-së, i pyetur nga gazetarja Klodiana Lala, theksoi rëndësinë e pavarësisë së institucionit.

“SPAK mbetet një partner i çmuar i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër krimit ndërkombëtar,” deklaroi zyrtari amerikan, duke nënvizuar se pavarësia dhe funksionimi i pandikuar i Prokurorisë së Posaçme janë vendimtare për sigurinë e qytetarëve.

Edhe Bashkimi Evropian reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë pjesë nga fjala e ambasadorit Silvio Gonzato në takimin e përbashkët mes KLGJ-së dhe KLP-së. Në deklaratë, BE shprehu pritshmëritë për përgjegjësi maksimale nga anëtarët e KLP-së në prag të votimit.

“Anëtarët e KLP-së do të demonstrojnë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe do të sigurojnë që Zyra e Prokurorisë Speciale të drejtohet nga një person me integritet, pavarësi, kompetencë dhe përkushtim të padyshimtë ndaj standardeve më të mira të BE-së”, thuhet në reagimin e ambasadës së BE-së.

Në të njëjtën linjë qëndrimesh ka dalë edhe Ambasada Britanike në Tiranë, e cila theksoi rëndësinë e procesit të drejtë dhe transparent.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruan ambasada.

Seanca plenare për intervistimin dhe votimin e kandidatëve do të mbahet të enjten në orën 09:00, ku pritet një pjesëmarrje e gjerë diplomatike, me përfaqësues nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia.

Katër kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë:

Adnan Xholi

Doloreza Musabelliu

Elvin Gokaj

Klodian Braho

Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, ku secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta. Procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH. Gazetarët do të jenë të pranishëm në sallë, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme