Politika 28 October 2025, 07:24 Nga VNA

Zbythet Besard Xhaferraj: Berisha është më i miri për të drejtuar PD

Ndaje në Whatsapp
Zbythet Besard Xhaferraj: Berisha është më i miri për

Pas deklaratës që ndezi debat deputeti demokrat Besard Xhaferri është tërhequr nga qëndrimi i tij se “Berisha duhet të largohet në 2026 nëse nuk përsëriten zgjedhjet”.
Në A2 CNN, Xhaferri e quajti gjithë zhurmën “një debat artificial”, duke theksuar se nuk ka asnjë rebelim dhe se marrëdhënia me Sali Berishën është e pandryshuar.

“Nuk ka pasur asnjë zemërim nga kryetari. Më kanë kontaktuar, i kam sqaruar gjithçka. Do të vazhdoj të punoj pa ndalim me Sali Berishën për të rrëzuar Edi Ramën”, – tha ai.

Deputeti demokrat shtoi se Berisha është dhe mbetet më i miri për të udhëhequr PD-në, ndërsa theksoi se çështja kryesore nuk është rikandidimi i tij, por farsa elektorale e 11 majit, që sipas tij duhet të kthehet në kauzë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Rigarimi i Berishës është vendim i tij dhe i anëtarësisë. Tema parësore është përsëritja e zgjedhjeve, jo debatet e kota”, – theksoi Xhaferri, duke mbyllur çdo dyshim mbi qëndrimin e tij politik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme