Politika 7 October 2025, 23:16 Nga VNA

“Zbythet” Agron Shehaj, nisi proces për kandidatin e Tiranës dhe në fund pranoi emrin e Berishës

Ndaje në Whatsapp
“Zbythet” Agron Shehaj, nisi proces për kandidatin e

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka ndryshuar qëndrim lidhur me kandidatin për bashkinë e Tiranës. Pas përpjekjeve për të imponuar një emër të propozuar nga forca e tij politike, Shehaj në fund ka pranuar të mbështesë kandidatin e propozuar nga Sali Berisha, aktorin Florian Binaj.

“Ne do ta mbështesim kandidatin jo politik dhe do të mbështesim Florian Binajn sikur ta kishim propozuar vetë. Mbështetja për të do të jetë në çdo formë që ai e konsideron të arsyeshme dhe të nevojshme,” deklaroi Shehaj.

Ky qëndrim i ri vjen vetëm një ditë pasi kreu i “Mundësia” kritikoi Partinë Demokratike, duke theksuar se nuk ishte konsultuar për emrin e shpallur dhe për këtë arsye nuk do ta mbështeste Binajn. Por duket se presioni politik dhe mungesa e alternativave e kanë detyruar Shehajn të gëlltis atë që tha një nate më parë.

I vendosur përballë zgjedhjes mes daljes me kandidat më vete apo tërheqjes nga gara, Shehaj zgjodhi të pranojë propozimin e Berishës për të shmangur një kosto politike që mund të rëndonte mbi të dhe partinë e tij modeste.

Megjithatë, kjo lëvizje duket se i ka dhënë një mësim të rëndësishëm politik. E para, në politikë lëvizjet duhet të jenë të menduara deri në fund që mos të dalësh bllof. Dhe e dyta, negociatat me Sali Berishën nuk funksionojnë me kushte, ose je pjesë e vendimeve të tij, ose dil si kundërshtar dhe sfidoje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme