Politika 18 September 2025, 21:25 Nga VNA

Zbardhet projektvendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut

Ndaje në Whatsapp

Zbardhet projektvendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i

Këshilltarët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar këtë të enjte pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak të Tiranës projektvendimin për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Dokumenti është shoqëruar me një relacion ligjor, ku argumentohet se mungesa e zgjatur e Veliajt nga detyra, prej rreth tre muajsh për shkak të një procesi penal në vijim, përbën bazë ligjore për ndërprerjen e mandatit.

Në relacion theksohet se situata aktuale në kryeqytet kërkon një udhëheqje aktive dhe të pranishme, sidomos në një periudhë zhvillimi të shpejtë ekonomik e social. Megjithatë, sqarohet se kërkesa për shkarkim nuk duhet interpretuar si pranim i akuzave penale ndaj Veliajt.


Nëse projektvendimi miratohet nga Këshilli Bashkiak, kërkesa do t’i kalojë Këshillit të Ministrave, i cili do të marrë vendimin përfundimtar, sipas procedurave ligjore.

Zbardhet projektvendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme