Politika 15 October 2025, 11:30 Nga VNA

Zbardhen projektvendimet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale: Komisionet do të kenë mandat 9-mujor

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen projektvendimet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale:

Janë bërë publike dy projektvendimet për ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Administrativo-Territoriale, të cilat pritet të miratohen gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Sipas variantit bazë, komisioni do të ngrihet mbi parimin e barazisë mes mazhorancës dhe opozitës, me 16 anëtarë gjithsej:

8 përfaqësues nga Partia Socialiste
8 përfaqësues nga partitë e tjera parlamentare

Drejtimi i komisionit do të bëhet nga dy bashkëkryetarë, një i PS-së dhe një i PD-së, me synim garantimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual.

Megjithatë, një variant alternativ parashikon një përbërje 17-anëtarëshe:

9 nga Grupi Parlamentar i PS-së
6 nga Grupi Parlamentar i PD-së
1 nga Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”
1 nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë

Në këtë skemë, kryetari i komisionit do të jetë nga mazhoranca, ndërsa zëvendëskryetari nga opozita.

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale

Edhe ky komision pritet të strukturohet mbi të njëjtat parime të përfaqësimit politik, duke përfshirë të gjitha grupet parlamentare dhe duke ndarë drejtimin mes shumicës dhe pakicës.

Mandati

Të dy komisionet do të kenë një mandat 9-mujor, brenda të cilit duhet të përmbyllin propozimet dhe rekomandimet përkatëse për ndryshimet në sistemin politik dhe administrativ.

Miratimi i projektvendimeve në Konferencën e Kryetarëve pritet të formalizojë nisjen e procesit të ri të reformave.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme