Politika 4 March 2026, 12:53 Nga VNA

Xhelal Mziu jep këshilla për konfliktin në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp

Xhelal Mziu jep këshilla për konfliktin në Lindjen e Mesme

Konflikti në Lindjen e Mesme duket se ka angazhuar edhe politikanët në Shqipëri për t’i dhënë mendime aleatit tonë strategjik, SHBA-së. Nga ana e mazhorancës ka qenë kryeministri, i cili, nën petkun e “liderit global”, ka dhënë sugjerimet e tij se si duhet të vijojë konflikti.

Por nuk ka mbetur pas as opozita, e cila fillimisht reagoi përmes deputetit Tritan Shehu, i njohur si një ndër zërat më të zellshëm kur vjen fjala te mbështetja për SHBA-në, ndërsa tashmë mendim ka dhënë edhe Xhelal Mziu.

Në një reagim në Facebook, Mziu ka shprehur shqetësimin e tij për Ngushticën e Hormuzit, për të cilën nuk ka ngurruar të këshillojë presidentin Donald Trump.

Në fillim, deputeti demokrat shkruan se “përshkallëzimi i konfliktit do të përbënte rrezik për stabilitetin ekonomik global dhe për funksionimin normal të tregtisë ndërkombëtare”.

Më pas, ish-kryebashkiaku i Kamzës jep edhe informacione mbi këtë kanal dhe rëndësinë e tij, duke theksuar se aty kalon rreth 20% e naftës globale dhe se çdo tension do të sillte rritje të çmimit të naftës, ngadalësim të rritjes ekonomike dhe luhatje në tregjet financiare.

Urojmë që këshillat e vyera të deputetit Xhelal Mziu të shkojnë në veshin e duhur. Megjithatë, mirë do të ishte që të mos harronte rrugët me gropa në qarkun Dibër. Si drejtues politik, shpesh i ka rënë të udhëtojë me kalë në ato zona për shkak të mungesës së infrastrukturës. Prandaj, më e rëndësishme do të ishte të ngrejë shqetësimet e shumta të banorëve që përfaqëson, pasi për konfliktet globale mjafton kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tritan Shehu.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme