Politika 11 February 2026, 13:01 Nga VNA

Vullnet Sinaj krahason punën e minatorit me atë të balerinit

Ndaje në Whatsapp

Vullnet Sinaj krahason punën e minatorit me atë të balerinit

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj, thotë se minatorët dhe balerinët kanë të njëjtat vështirësi në punën e tyre.

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm për “Statusin e Minatorit”, Sinaj tha se nuk mund të miratohet, pasi sipas tij, në këtë frymë mund të kërkojnë status të veçantë edhe balerinët pasi edhe ata kanë punë të vështirë.

“Që mos të kemi statuse të veçanta për secilin sektor, se mund të ngrihet nesër edhe këta të baletit të kërkojnë edhe këta status për punën e tyre, se edhe ata vështirësi kanë atje, lodhen dhe ata. Ne kemi bërë një ligj të përgjithshëm për këtë gjë dhe nga 2019-ta deri më sot ne jemi dhe dy herë të tjera në pushtet, do të thotë që e kemi zgjidhur në atë mënyrë që e kanë pranuar ligjin dhe minatorët dhe naftëtarët të gjithë së bashku”, u shpreh deputeti i PS.

Në fakt krahasimi dhe ironia është sa i shpifur aq edhe i ulët, pasi vetëm një deputet biznesmen si Vullnet Sinaj mund të bëjë një krahasim mes punës së minatorit me atë të balerinit. Çdo profesion ka vështirësitë e veta siç është dhe baleti, por ta krahasosh me atë të minatorit i cili futet “shtatë pash nën tokë”, me shpresën se do të dalë i gjallë, është një hipokrizi banale.

Natyrisht që deputeti Sinaj nuk do ta kuptojë kurrë se çfarë do të thotë të futesh me kilometra nën tokë për një rrogë që në fund të muajit nuk përballon dot çmimet në marketet e tij. Të paktën të na i kursejë këto krahasimet banale, sepse ka plotë mënyra se si të mbrojë interesat e kolegëve të tij biznesmenë që pasurohen në kurriz të minatorëve pa u plotësuar as kushtet minimale në punë.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme