Politika 29 September 2025, 18:24 Nga VNA

Vrulli i PS për zëvendësimin e Veliajt, qeveria njoftoi KQZ në kohë rekord

Ndaje në Whatsapp

Vrulli i PS për zëvendësimin e Veliajt, qeveria njoftoi KQZ

Shkarkimi i Erion Veliajt dhe zgjedhja e zëvëndësit të tij është angazhimi më i madh i Partisë Socialiste e cila nuk ka humbur asnjë ditë kohë që kur mandatoi qeverinë e mandatit të katërt. Kjo vihet re edhe me vendimet që pasuan njëri pas tjetrit nga Këshilli Bashkiak, tek Këshilli i Ministrave ku ky i fundit nuk ka pritur asnjë orë më shumë duke njoftuar në kohë rekord KQZ-n për vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës.

Në shkresën përkatëse rezulton se ditën e enjte më datë 25 shtator, menjëherë pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, është njoftuar për shkarkimin e Erion Veliajt edhe KQZ.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, thuhet në shkresë.

Vrulli i PS për zëvendësimin e Veliajt, qeveria njoftoi KQZ

Megjithatë, ish-kryebashkiaku po shfrytëzon cdo hapësirë që i jep ligji dhe këtë të hënë kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj pretendon se vendimi është i paligjshëm dhe antikushtetues. Sakaq ankimi i Veliajt pezullon automatikisht firmën e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij si dhe bllokon mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës deri në momentin kur Kushtetuesja do të njoftojë një vendim për çështjen.

Ndërkohë edhe Gjykata Kushtetuese ka ndjekur rritmin e socialistëve duke zgjedhur menjëherë ditën e sotme gjyqtaren që do të shqyrtoj ankimimin e Veliajt. Sonila Bejtjan do të jetë relatore të kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i Tiranës. 

 

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme