Politika 29 December 2025, 14:58 Nga VNA

Vlora katër ditë pa ujë, reagon Rama: Faji është i opozitës. Ngushëllon vlonjatët me një shprehje të gjyshes

Ndaje në Whatsapp

Vlora katër ditë pa ujë, reagon Rama: Faji është i

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Vlorë, ku qyteti ka katër ditë pa ujë të pijshëm. Në një postim në faebook, Rama lajmëron se pjesët e reja hidraulike për tubin e çarë janë nisur nga Stambolli dhe do të mbërrijnë sot.

Ndërsa fajin për këtë situatë e gjen tek opozita, pasi sipas tij në kohën kur ishte në qeveri para 15 vitesh, në vitin 2009 ka instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer”, shkruan Rama.

Kryemnistri më tej falënderon edhe punonjësit e Ujësjellësit që sipas tij bëjnë një punë të palodhur për të rregulluar problemin.

Dhe për të justifikuar këtë situatë skandaloze për të cilën fajin e sheh te kundërshtarët edhe pas 4 mandateve në qeveri, Rama e mbyll postimin me shprehjen e radhës nga gjyshja e tij, se “plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën”.

Nuk dihet për cilat vite të mira e ka fjalën kryeministri, se vetëm pak muaj më parë e “vetëshkarkoi” me ceremoni kryetarin e Bashkise Ermal Dredhën, por Vlora gjatë viteve të fundit problemin me ujin e ka pasur edhe në diell edhe në shi. Në diell për mungesë e ujit dhe në shi kur përmbytej.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme