Politika 31 January 2026, 11:29 Nga VNA

Vizitat “monitoruese” të Fatmir Xhafajt në gjykata, pa vendim të Konferencës së Kryetarëve: Kontroll privat dhe ndërhyrje politike në drejtësi

Ndaje në Whatsapp

Vizitat “monitoruese” të Fatmir Xhafajt në gjykata, pa

Vizitat e ashtuquajtura “monitoruese” të komisionit parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj në gjykatat e vendit nuk janë miratuar nga Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe, në këto kushte, përbëjnë shkelje të hapur të ligjit dhe të Rregullores së Kuvendit.

Sipas Manualit të funksionimit të Kuvendit, në fillim të çdo viti parlamentar, kryetari i një komisioni ka detyrimin të paraqesë në Konferencën e Kryetarëve Projekt-Kalendarin vjetor të veprimtarisë, ku duhet të parashikohen në mënyrë të qartë:
• dëgjesat në komision;
• vizitat monitoruese në terren, me institucione konkrete dhe data të përcaktuara.

Nga verifikimi i dokumentacionit zyrtar rezulton se nuk ekziston asnjë vendim i Konferencës së Kryetarëve që të ketë miratuar:

• institucione konkrete gjyqësore;
• data konkrete;
• apo një plan monitorimi për ndonjë komision parlamentar, përfshirë edhe komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

I vetmi kalendar i miratuar nga Konferenca e Kryetarëve lidhet ekskluzivisht me raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend, pra me afatet kur këto institucione paraqiten për të dhënë llogari para deputetëve. Ky kalendar nuk parashikon dhe nuk autorizon vizita monitoruese të deputetëve apo komisioneve në terren.

Në këtë kuadër, vizitat e zhvilluara në:
• Korçë, ku u përfshi Bledi Çomo (me mungesën e Saimir Hasalla për shkak të mungesës së kuorumit);
• Tiranë, me Aulona Bylykbashi dhe Erjon Malaj;
• Elbasan, me Aulona Bylykbashi dhe Saimir Hasalla;
• Lezhë dhe Shkodër, me Onid Bejleri,

Janë zhvilluar pa asnjë bazë formale ligjore, pa autorizim të Konferencës së Kryetarëve dhe jashtë çdo kalendari të miratuar.

Në mungesë të një vendimi përkatës, këto veprime nuk përbëjnë mbikëqyrje parlamentare, por kontrolle private të kryetarit të komisionit, të kryera në emër të Kuvendit, por pa mandat nga organi i vetëm që ka kompetencën për t’i autorizuar.

Domethënës është fakti se SPAK është deri më tani i vetmi institucion që ka kundërshtuar zyrtarisht këtë “vizitë monitoruese”. Në të kundërt, KLGJ dhe ILD vijojnë të heshtin, pavarësisht se bëhet fjalë për një nga ndërhyrjet më flagrante të mazhorancës socialiste në sistemin e drejtësisë që prej nisjes së reformës.

Në thelb, pa miratim nga Konferenca e Kryetarëve, pa projekt-kalendar dhe pa kompetencë kushtetuese për kontroll në terren mbi gjykatat, këto vizita përbëjnë një precedent të rrezikshëm presioni politik, që minon ndarjen e pushteteve dhe cenon pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme