Politika 7 October 2025, 12:52 Nga VNA

Viti i ri akademik/ Kosova jep 100 euro për çdo student, Shqipëria jep dhoma konvikti me mik

Ndaje në Whatsapp
Viti i ri akademik/ Kosova jep 100 euro për çdo student,

Ndërsa Kosova shpall mbështetje financiare për studentët në prag të vitit të ri akademik, në Shqipëri studentët vazhdojnë të përballen me mungesë ndihme, konvikte që ndahen “me mik”.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur të japë nga 100 euro për çdo student në fillim të vitit akademik, si ndihmë për përballimin e shpenzimeve të studimeve. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Me rastin e fillimit të vitit akademik, sot do të miratojmë vendimin për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret. Kjo është një mbështetje e menjëhershme për ta dhe familjet e tyre”, tha Kurti, duke paralajmëruar edhe mbështetje për studentët të cilët studiojnë në qytete të tjera nga ai i vendbanimit.

Ndërkohë në Shqipëri, një ndihmë e tillë as nuk e çon nëpër mend. I vetmi ‘lehtësim’ për studentët në Tiranë është aboneja falas, e cila shpeshherë nuk ka as vlerë praktike për shkak të kaosit në transportin urban.

Për më tepër, së fundmi ka pasur edhe tensione mes studentëve dhe autoriteteve për mënyrën e ndarjes së dhomave në Qytetin Studenti, ku sipas akuzave të studentëve, përfitimi i konvikteve është i lidhur ngushtë me njohjet dhe ndërhyrjet.

Në një kohë kur kostoja e jetesës për një student në Shqipëri është ndjeshëm më e lartë se në Kosovë, reagimi i autoriteteve shqiptare duket minimal, në mos inekzistent.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme