Politika 21 Dhjetor 2025, 17:16 Nga VNA

Viktor Zhusti reagon për foton me Adriatik Lapajn: “Më përdore për propagandë politike” – Lapaj mohon akuzat, aktori dha miratimin

Ndaje në Whatsapp

Aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie ku ai shfaqet pranë kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Reagimi i aktorit vjen pas pretendimit se fotografia ishte realizuar vetëm për përdorim privat dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por më pas është përdorur për qëllime politike, duke e paraqitur atë si mbështetës të kësaj force politike.

Sipas Viktor Zhustit, fotografia është realizuar rastësisht, teksa ai ishte duke u kthyer në shtëpi pas një shfaqjeje, dhe është pranuar vetëm për arsye personale, për album privat, për shkak të simpatisë që Lapaj kishte shprehur ndaj tij si aktor. Zhusti thekson se kishte marrë garanci të qarta se fotoja nuk do të publikohej, jo vetëm nga Adriatik Lapaj, por edhe nga Gent Kames, të cilit i referohet si bashkëpunëtor i Lapajt dhe kandidat për deputet i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Ai sqaron gjithashtu se nuk ka qenë kurrë dhe nuk është mbështetës i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, duke theksuar se, sipas bindjeve të tij, Shqipëria mund të emancipohet, modernizohet dhe europianizohet vetëm nga ata kundër të cilëve, sipas tij, kjo lëvizje po lufton.

Viktor Zhusti reagon për foton me Adriatik Lapajn: “Më


Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:

“Eh, mor LLAPA…

Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.

Pranova të bëje foto vetëm për albumin tënd privat, meqë ‘kishe shumë simpati si aktor’ dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të ‘Shqipëria Bëhet’, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh (po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij), por juve, duket e kishit të nevojshme një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…

Duke e shoqëruar foton me komentin ‘erdhi, na takoi dhe na dha energji pozitive’, më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde ‘Shqipëria Bëhet’, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por VETËM me ata kundër të cilëve ju po luftoni me çdo mjet e mënyrë. Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.

Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…”

Pas këtij reagimi publik nga ana e aktorit, ka ardhur edhe replika e Adriatik Lapajt. Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” mohon kategorikisht pretendimet e Zhustit, duke deklaruar se aktori kishte dhënë vetë miratimin për publikimin e fotografisë dhe se reagimi i tij lidhet më shumë me frikën nga reagimet publike sesa me veprimet konkrete.

Replika e Adriatik Lapajt:

“I nderuar artist, në asnjë rrethanë nuk do të bëja replikë me ju, por ndihem më shumë se i habitur me atë që keni shkruar, të cilën ju e dini mirë se është e pavërtetë. Ndoshta fotoja me mua, ‘armikun e sistemit’, siç edhe vetë e thoni ju, ka shkaktuar shumë armiqësi, por ky nuk është faji im; nga sa duket, mbetet frika juaj. Shumë dëshmitarë ishin aty dhe është e provueshme që unë ju thashë ‘s’po e postoj’ dhe ju thatë ‘postoje pa problem’. Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, ‘armiku i popullit’, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe. Mbiemrin unë e kam Lapaj.”

Video

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Gjadrit. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në aksident janë përfshirë një mjet që drejtohej nga një shtetas malazez dhe një automjet tjetër me drejtues një shtetas italian. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si edhe një pasagjere që udhëtonte në automjetin me targa italiane. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 14:35, në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Amarlido Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake, Policia dyshon se autorë të ngjarjes janë shtetasit Fatri Iseberi, 39 vjeç, dhe Ndricim Iseberi, 38 vjeç, vëllezër, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Porti i Vlorës po përjeton rritje të ndjeshme të fluksit të pasagjerëve në kuadër të lëvizjeve të fundvitit. Mëngjesin e së dielës kanë mbërritur 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin Brindisi–Vlorë, ndërsa një ditë më parë janë regjistruar rreth 300 pasagjerë. Autoritetet parashikojnë kulmin e fluksit më 23–24 dhe 26–29 dhjetor. Strukturat portuale janë angazhuar për të garantuar përpunim normal dhe shmangien e vonesave.

Dhjetëra tonë patate kanë ndotur rrugët e Brukselit pasi fermerët evropianë organizuan një protestë kundër rritjes së kostove, çmimeve të ulëta dhe politikave të BE-së. Pasojat e befasishme kanë kthyer qendrën e qytetit në një simbol të zemërimit rural dhe presionit ekonomik. Por teksa fermerët kanë hedhur patatet në tokë në shenjë protestë, qytetarë të shumtë kanë rendur në shesh për të mbledhur për gatim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme