Politika 21 December 2025, 14:44 Nga VNA

Si vera kontrabandë u gjet në vilën e Agasit, u inventarizua dhe u zhduk nën përgjegjësinë e institucioneve shtetërore

Ndaje në Whatsapp
Si vera kontrabandë u gjet në vilën e Agasit, u inventarizua dhe

A kanë përgjegjësi instancat shtetërore për zhdukjen e verës kontrabandë që u gjet në vilën e Ergys Agasit?
Përgjigjja është e drejtpërdrejtë, pa ekuivoke dhe pa nevojë për alibi ligjore: po.

Përgjegjësia nis nga prokurori i çështjes, Bledar Vatnikaj. Pas inventarizimit të kryer nga punonjësit e Doganave, ai kishte detyrimin ligjor të firmoste urdhrin e sekuestrimit dhe të garantonte ruajtjen e provës materiale. Në vend të kësaj, shteti shqiptar zgjodhi modelin më primitiv të hetimit: shpalli në kërkim kushëririn e Ergys Agasit dhe u kthye në shtëpi për të fjetur, duke lënë pa asnjë pikë sigurie miliona euro mall të sekuestruar, në pronën e një prej personave më të kërkuar të shtetit shqiptar, me kamerat e sigurisë aktive dhe pa asnjë kontroll real.

Kjo nuk është më thjesht papërgjegjshmëri. Kjo është bashkëpunim faktik me krimin. Është momenti kur shteti nuk dështon, por zgjedh të mos ekzistojë.

Së dyti, Doganat. Institucioni që, sipas ligjit, duhet të ruajë mallin e sekuestruar me çdo mjet, edhe me ndihmën e Policisë së Shtetit. Nëse vera u zhduk, atëherë dikush e la të zhdukej. Drejtori Gent Gazheli ose duhet të dalë publikisht dhe të shpjegojë minutë pas minute se çfarë ndodhi natën kur vera disa milionëshe u avullua, ose duhet të japë dorëheqjen, t’i dorëzohet drejtësisë dhe të rrëfejë jo vetëm këtë histori, por ndoshta edhe disa të tjera që shkojnë përtej verës dhe përtej Agasit.

Sepse në këtë histori nuk kemi të bëjmë me një grabitje misterioze. Kemi të bëjmë me një zinxhir institucional që funksionon vetëm për të prodhuar alibi.

Instancat e shtetit shqiptar, përpara se të shpallin në kërkim Eno Agasin, duhet të mbajnë vetë përgjegjësi. Sepse është absurde të kërkosh dikë për kontrabandë, ndërkohë që kontrabanda zhduket nga duart e shtetit. Eno Agasi duhet të arrestohet për mall kontrabandë dhe për dyshime serioze për mall kontrabandë, por kjo nuk e shpëton shtetin nga faji i vet.

Zhdukja e verës nuk është një episod periferik. Është prova e shkërmoqjes së shtetit, e një sistemi ku përgjegjësia është gjithmonë “jetime”, ku provat zhduken më shpejt se urdhrat e sekuestrimit dhe ku institucionet veprojnë vetëm pasi dëmi është konsumuar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme