Politika 9 March 2026, 13:18 Nga VNA

Vendimi i PS për Ballukun bën Berishën të dalë në krah të SPAK: Sovrani të dalë në protestë

Ndaje në Whatsapp

Vendimi i PS për Ballukun bën Berishën të dalë në

Vendimi i PS për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut ka bërë që Berisha sot të dalë në krah të SPAK. Në deklaratën për mediat, kreu i PD-së tha se tashmë sovrani duhet të marrë në dorë drejtësinë dhe bëri thirrje që më 12 mars qytetarët të mblidhen para Parlamentit.

“Ai tregoi sot se është i gatshëm për çdo skenar, që të mos paraqitet para ligjit dhe drejtësisë. Por në rast se ekzekutivi, me kartonat e krimit, vendos të mos pranojë vendimet e drejtësisë, i përket sovranit dhe jo drejtësisë të thotë fjalën e vet. Fjala është e qytetarëve: më datën 12, e gjithë Shqipëria para Parlamentit, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi”, tha ai.

Si në çdo rast kur drejtësia vepron për çështje që janë edhe në interes të tij, Berisha sot jo vetëm nuk e quajti “SKAP”, por tha se vendimi i kryeministrit për Ballukun është sulm ndaj drejtësisë që po mbron interesat e qytetarëve.

“Nuk është një sulm ndaj SPAK kjo që po bën, por ndaj drejtësisë. Sepse në këtë drejtim drejtësia po ju përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja. Por ky është një sulm direkt ndaj jush”, tha Berisha.

Kryedemokrati më tej foli edhe për Portin e Durrësit, për të cilin akuzoi kryeministrin se do ta ndërtojë me rusët dhe të tjerë që, sipas tij, kanë interesa strategjike të kundërta me NATO-n.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme