Politika 16 October 2025, 13:57 Nga VNA

Vendimi i Ballukut/ Dy ditë “patriotizëm”, 363 ditë të tjera tra për kosovarët

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Ballukut/ Dy ditë “patriotizëm”, 363 ditë

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka bërë një lëvizje që u kujton kosovarëve një “dhuratë” tjetër nga qeveria e Edi Ramës, taksën famëkeqe në Rrugën e Kombit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo njofton se, si për ironi, do ta heqë këtë taksë vetëm për një ditë, më 17 tetor, ditën kur në Tiranë zhvillohet protesta për komandantët e UÇK-së.

“Rruga e Kombit pa pagesë më 17 Tetor! ‘Liria ka emër, Drejtësi për çlirimtarët’,” shkruan Balluku, duke ftuar të gjithë të bashkohen në Tiranë për “drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën” e luftës çlirimtare të Kosovës.

Por efekti i këtij “gjenialiteti simbolik” është krejt tjetër. Në vend që të bëjë një ndryshim real, ajo vetëm u rikujton mijëra qytetarëve të Kosovës se ishte qeveria e Edi Ramës ajo që ua vendosi këtë taksë, pavarësisht se rruga është një investim shtetëror i financuar me taksat e shqiptarëve.

Ky “veprim madhor” tregon më shumë se fjalët sa hipokrite është qasja e qeverisë ndaj Kosovës, një marrëdhënie ku Kosova duket se shërben vetëm si një mjet në shërbim të patriotizmit bajat politik.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme