Politika 6 March 2026, 11:32 Nga VNA

Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në dosjen e AKSHI

Ndaje në Whatsapp

Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në

Gëzim Hoxha, vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, i sapoemëruar në këtë detyrë, rezulton të jetë një nga personat e dyshuar për përfshirje në skandalin e AKSHI-t, ku SPAK zbuloi një grup kriminal që drejtohet nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve duke i detyruar të tërhiqeshin nga tenderat.

Ndaj Hoxhës, i lindur më 6 mars 1978, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për veprat penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hoxha, që rezulton administrator i kompanisë FIRST, ka pranuar faturat fiktive nga kompania “EA Solution” sh.p.k. e Ergys Agasit.

“Rezulton se faturimet e kryera nga ‘EA Solution’ sh.p.k. në drejtim të tre subjekteve të tjera të përshkruara më sipër janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të përcaktuara nga grupi kriminal. Ky fiktivitet konstatohet në faktin që subjekti ‘EA Solution’ sh.p.k. nuk ka ambiente për realizimin e aktivitetit të biznesit, por përdor ambientet e ‘Soft & Solution’ sh.p.k., punonjësit e deklaruar në emër të këtij subjekti janë rekrutuar nga punonjës të burimeve njerëzore të subjektit ‘Soft & Solution’ sh.p.k. dhe nuk kanë patur asnjëherë kontakt me administratorin e subjektit ‘EA Solution’ sh.p.k., shtetasen Ina Ciko. Nga ana tjetër kjo e fundit nuk ka kryer asnjë veprimtari dhe nuk ka asnjë dijeni lidhur me kontraktimin e punëve që merret nga subjektet e tjera. Gjithashtu, në deklarimet e shtetasit Andis Papa dhe Gëzim Hoxha thuhet se ata kanë kontraktuar shërbimet në ‘EA Solution’ nëpërmjet shtetasit Ermal Beqiri, i cili i ka drejtuar te ky subjekt. Pra të gjitha aktivitetet drejtohen nga shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi me qëllimin përfundimtar përfitimin e paligjshëm të fondeve të marra nga kontratat publike me institucionin e AKSHI-t”, thuhet në dosjen e SPAK.

Në deklarimet e tij para SPAK, Gëzim Hoxha shprehet se:
“AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ne kemi pasur si nënkontraktorë ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër”.

Më tej në dëshmi, ai shprehet se ka pasur bashkëpunim tjetër me shoqërinë “EA Solution” të Ergys Agasit.

“… kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja”, thekson ai.

Ndërkohë, vëllai i tij, Ferit Hoxha, i sapoemëruar ministër i Jashtëm, ka një karrierë të gjatë diplomatike dhe si ambasador ka gati 20 vjet që jeton jashtë Shqipërisë.

Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme