Politika 22 Shtator 2025, 16:07 Nga VNA

Veliaj kundërshton procedurën e shkarkimit: “Nuk jam informuar, më mohohet e drejta e mbrojtjes”

Ndaje në Whatsapp
Veliaj kundërshton procedurën e shkarkimit: “Nuk jam informuar,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një përgjigje zyrtare Këshillit Bashkiak, duke kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar procedura për shkarkimin e tij.

Në letrën dërguar Këshillit, Veliaj thekson se komunikimi i Sekretarit të Këshillit Bashkiak nuk ka vlerë vendimmarrëse dhe tejkalon kompetencat e tij, pasi ky është vetëm funksionar administrativ e jo organ politik. Ai argumenton se garantimi i së drejtës kushtetuese të Kryetarit për t’u dëgjuar, nuk mund të reduktohet në një njoftim formal, por kërkon proces të plotë, me të drejtë mbrojtjeje.

Veliaj shprehet se nuk është informuar zyrtarisht për mbajtjen e mbledhjes ku do diskutohet shkarkimi i tij, por vetëm përmes mediave. Ai shton se nuk i janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat mbështetet kjo procedurë, duke e konsideruar këtë një shkelje të së drejtës së tij për mbrojtje.

“Nuk jam informuar për shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi dhe nuk më është dhënë asnjë mundësi për t’u shprehur. Kjo është një procedurë e cunguar që bie ndesh me parimin e një procesi të rregullt ligjor”, shkruan Veliaj.

Në fund të shkresës, ai nënvizon se do të presë vendimmarrjen me votim nga ana e Këshillit Bashkiak, duke mbrojtur të drejtën e tij kushtetuese për t’u dëgjuar përpara çdo procedure për shkarkim.
Dokumenti mban firmën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi për pjesemarrjen në mbledhje i përket këshillit jo sekretarit të këshillit

Në datën 22 shtator 2025, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtarë) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00.
Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë për t’u dëgjuar, mbrojtur dhe shprehur qëndrimin e tij, siç parashikohet në çdo proces serioz e të drejtë që mund të çojë në një vendim për ndërprerje mandati kushtetues.

Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe aq më pak për të interpretuar mënyrën se si Kryetari i Bashkisë duhet të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje. Funksioni i Sekretarit është thjesht administrativ, jo politik dhe jo vendimmarrës.
Edhe një ditë para mbledhjes:

• Kryetari i Bashkisë nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e mbledhjes;

• Nuk është dërguar rendi i ditës;

• Nuk janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi;

• Nuk është garantuar e drejta për t’u dëgjuar e mbrojtur.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë ndodhet në kushtet e paraburgimit, përmes një mase sigurimi joproporcionale, gjë që kufizon ndjeshëm aftësinë e tij për të qenë prezent me vullneti apo për të ndjekur në mënyrë efektive një proces që mund të prekë statusin e tij si i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, mbetet në pritje të një vendimmarrjeje të qartë dhe të dokumentuar nga Këshilli Bashkiak, që garanton në mënyrë të plotë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtjen dhe për të qenë i dëgjuar, siç i takon çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër një të zgjedhuri në mënyrë demokratike.

Video

Rama është modest. Ai është “bujari” i vërtetë. Se i ka dhënë tokën e pronarëve Arbër Hajdarit për 1 euro

Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit me entuziazëm nga qytetarët kinezë. Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte kur Macron vrapoi për t’i përshëndetur ata personalisht, duke treguar afërsinë dhe respektin ndaj njerëzve që e pritën. Ky episod simbolik thekson lidhjet gjithnjë e më të forta mes Francës dhe Kinës, si dhe përpjekjet e të dyja vendeve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Ceremonia e shortit të Kampionatit Botëror përfundoi me një moment të pazakontë, ku presidenti amerikan Donald Trump u pa duke vallëzuar këngën ikonike YMCA, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pjesëmarrësve.

Një aligator gjigant, i gjatë rreth 4.3 metra (14-foot) dhe me peshë rreth 272 kg (600 paund), shkaktoi bllokim të trafikut në Florida, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Një kapës i specializuar për kafshë të egra, së bashku me tetë zyrtarë policorë, ndërhynë për të larguar aligatorin nga rruga dhe për të siguruar kalimin e automjeteve në mënyrë të sigurt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme