Politika 12 November 2025, 11:12 Nga VNA

Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe Burgjeve takim me delegacionin e KiE në qelinë e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe Burgjeve takim me delegacionin e KiE në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dërguar një kërkesë zyrtare SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t’i mundësuar zhvillimin e një takimi me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Tiranë më 17–19 nëntor.

Delegacioni i KiE do të qëndrojë në Shqipëri në kuadër të misionit të monitorimit të standardeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë. Veliaj ka kërkuar që takimi të zhvillohet në ambientet e Burgut të Durrësit, ku ai ndodhet aktualisht, me qëllim informimin e monitoruesve mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.

Në kërkesën e tij, kreu i Bashkisë thekson se takimi synon transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë, si dhe garantimin e të drejtave të tij si i ndaluar dhe funksionar publik, duke iu referuar neneve 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me të drejtën e komunikimit dhe përfaqësimit. Ende nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet lidhur me miratimin e kësaj kërkese.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme