Politika 15 December 2025, 15:33 Nga VNA

Veliaj dërgon letra për takime, këshilltarët bashkiakë mblidhen sot me Manastirliun për buxhetin

Ndaje në Whatsapp

Veliaj dërgon letra për takime, këshilltarët bashkiakë

Erion Veliaj duket se është kryetar bashkie vetëm në letër, ndërsa në praktikë rolin e kryebashkiakes po e ushtron Ogerta Manastirliu. Procesi i miratimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2026 duket se po e nxjerr në pah këtë paradoks brenda socialistëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se sot, në orën 18:00, Ogerta Manastirliu do të mbledhë këshilltarët e majtë në selinë e Partisë Socialiste, pikërisht për të diskutuar mbi buxhetin që pritet të votohet ditën e enjte. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli, u ka dërguar një letër këshilltarëve bashkiakë, ku kërkon që mendimi i tij të merret në konsideratë për buxhetin, përndryshe procesi do të binte ndesh me parimet ligjore.

Këto lëvizje tregojnë se, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, socialistët duket që preferojnë si kryebashkiake Ogerta Manastirliun dhe jo Erion Veliajn. Ndonëse deputetja e PS ka qenë vetëm kandidate për kryebashkiake, pasi zgjedhjet u anuluan dhe nuk u zhvilluan, ajo në muajt e fundit ka drejtuar takimet e zhvilluara në Tiranë lidhur me buxhetin.

Manastirliu u shpall kandidate e PS për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, pasi Këshilli Bashkiak propozoi shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. Megjithatë, edhe pse ky propozim u miratua nga Këshilli i Ministrave, Gjykata Kushtetuese e riktheu Veliajn në detyrë, duke shfuqizuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Por duket se ky vendim nuk e ka penguar Manastirliun të shfaqet publikisht në rolin e kryebashkiakes dhe jo si deputete e zgjedhur. Ndërkohë, Veliaj nga ana tjetër duket qartazi i përjashtuar nga strukturat e PS, të cilat, sipas zhvillimeve të fundit, nuk e pyesin për vendimmarrjet, pavarësisht se ai vijon të jetë formalisht kryetar i bashkisë së Tiranës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme