Politika 4 September 2025, 12:07 Nga VNA

Veliaj ankim kundër SPAK në GJKKO: Më lejoni të takoj avokatët e huaj, po përgatis dosjen për Strasburg

Ndaje në Whatsapp
Veliaj ankim kundër SPAK në GJKKO: Më lejoni të takoj

Erion Veliaj ka vendosur të vërë në lëvizje Gjykatën e Posaçme ku ka ankimuar një shkresë të SPAK që refuzoi kërkesën e tij për takim me 4 avokatët e huaj. Kryebashkiaku ka pajtuar dy studio avokatie, një amerikane dhe një britanike dhe bëri shkresë për leje për tu takuar me Ben Brandon, Daniel Fetterman, Joshua Roberts e Celia Marr me argumentin se do të përgatisin dosjen për të Gjykatën e Strasburgut.

Prokuroria e Posaçme e rrëzoi kërkesën e tij me arsyetimin se Veliaj mbrojet nga dy avokatë shqiptarë dhe në këtë mënyrë i garantohet e drejta e mbrojtjes. Avokatët e huaj sipas SPAK nuk kanë tagër për ta përfaqësuar pasi nuk janë regjistruar pranë një studio avokatie në Shqipëri dhe nuk janë nga studio ligjore në vendet e BE-së sikurse e parashikon ligji.

Veliaj këmbëngul të takohet me ta, pasi thotë se duhet të përgatisin dosjen për në Strasburg, ndaj i kërkon gjykatës të shfuqizojë vendimin e SPAK dhe të realizohen takimet.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai është marrë i pandehur për 5 akuza bashkë me ish-bashkëshorten dhe 28 persona të tjerë, fizik e juridik.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme