Politika 31 October 2025, 17:02 Nga VNA

Veliaj akuzon SPAK-un për presion ndaj kryebashkiakëve: Kërkojnë të punësohen të afërmit e prokurorëve

Ndaje në Whatsapp

Veliaj akuzon SPAK-un për presion ndaj kryebashkiakëve:

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet kërkesa e tij për shpalljen antikushtetuese të shkarkimit nga detyra.

“Po t’ju thoja që shumica e kryetarëve të bashkive janë në presion konstant për të futur të afërmit e prokurorëve të posaçëm në punë. Kjo ndodh edhe në Bashkinë e Tiranës. Nëse nuk fut fisin e prokurorëve të posaçëm në punë, atëherë ai thotë: ‘Ia tregoj unë atij’”, deklaroi Veliaj, duke insinuar se prokurorë të SPAK-ut kanë ushtruar presion ndaj drejtuesve vendorë.

Veliaj krahasoi situatën me botën e egër, duke thënë se “edhe natyra ka kodet e saj”, ndërsa akuzoi Prokurorinë e Posaçme për “sjellje monopoliste” që, sipas tij, synon të “shkatërrojë jetën e dikujt edhe pa vendim gjykate”.

Ai shtoi se nëse do të ishte dëgjuar nga Këshilli i Ministrave para vendimit për shkarkimin, situata do të ishte ndryshe.

“A do të kishte ndryshuar ndonjë gjë po të ftohesha në Këshillin e ministrave? Nuk e di. Por kur dëgjon, ndryshon diçka. Ndoshta nuk do të ishit kaq të nxituar të vepronit kështu”, tha Veliaj.

Sipas tij, ekzekutivi duhet të kishte reflektuar:

“Nëse do t’ju thosha që jam këtu prej një njeriu që nuk ekziston, Këshilli i Ministrave do të thoshte që kjo është një iniciativë e jashtëzakonshme për të nisur një proces drejtësie për të mbrojtur kryetarët e bashkive.”

Veliaj akuzohet nga SPAK për një sërë veprash penale, ndërsa vijon të kundërshtojë shkarkimin e tij dhe proceset gjyqësore ndaj tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme